Euro2024

Zyrtare: Piotr Zielinski është futbollist i ri i Interit

07/03/2024 21:39
nga:Mergim Rreci

Piotr Zielinski është përforcimi i fundit i Interit për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, konfirmimi i mesfushorit polak nuk është bërë nga kampionët e Italisë, por nga faqja e Serisë A , në të cilën ka dalë njoftimi për depozitimin e kontratës së lojtarit, transmeton GazetaBlic Sport.

Në moshën 30-vjeçare, Zielinski arrin si transferim i lirë te Interi pas tetë sezonesh me Napolin , klub për të cilin sezonin e kaluar luajti 35 ndeshje në të cilat shënoi katër gola dhe asistoi dy të tjera. Para Napolit , mesfushori polak ka përfaqësuar edhe Empolin dhe Udinese.

/GazetaBlic Sport/