Petrit Terziu është rikthyer tek skuadra e Ferizajt.
Pas një aventure shumë të shkurtër dhe të pa zyrtarizuar tek Vëllaznimi, portieri 23 vjeçar u rikthye tek Ferizaj, ashtu siç raportoi ekskluzivisht ‘GazetaBlic Sport’.
“Sot, klubi ynë ka rinovuar kontratën me portierin Petrit Terziu. Petriti është pjesë e klubit prej tre vitesh dhe gjatë kësaj kohe ka treguar përkushtim, seriozitet dhe paraqitje të mira në fushë”, thuhet në njoftimin e klubit.


