Sporti

Zyrtare: Përparim Islami largohet nga Drita

06/23/2022 11:06
nga:Lorik J

Mbrojtësi Përparim Islami është larguar nga skuadra e Dritës.

29 vjeçari, mbrojtës i djathtë – ka konfirmuar në rrjetin e tij social, Facebook se nuk do të jetë më pjesë e Dritës, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas një viti bashkëpunim me klubin e Dritës, Islami edhe zyrtarisht ka konfirmuar largimin nga klubi.

Ja postimi i tij (pa ndërhyrje):

“Të nderuar, deshta të ju njoftoj se nga sot nuk jam më pjes e FC Drita. Falenderoj drejtuesit e Drites , konkretisht udhëheqësit e klubit për mirëkuptimin dhe
bashkëpunimin fantastik. Falenderoj shum stafin të cilët punuam sbashku gjatë kësaj periudhe 1 vjecare sa isha pjes e Dritës, nje falenderim shkon për gjithë bashklojtarët e skuadres , E falenderim kan te gjithe qyteti i Gjlanit si dhe tifozat të cilët na kan qendruar gjithmon afër dhe na kan përkrah”, shkruan mbrojtësi në Facebook.

/GazetaBlic Sport