Trajneri holandez, Guus Hiddink, i cili drejtoi Real Madridin, Chelsean dhe Valencian, i dha fund karrierës së tij në moshën 74 -vjeçare.
Ish trajneri i Real Madridit, deri tani trajner i Curaçao, Guus Hiddink njoftoi të enjten se do t’i japë fund karrierës së tij të gjatë si trajner në moshën 74 vjeçare.
“Dje fola me presidentin e Curaçao dhe arritëm në përfundimin se kombëtarja po hyn në një trajektore të re, është më mirë që ta lë atë, kështu që unë do të ndalojë plotësisht”, tha Hiddink në një intervistë me mediumin holandez SBS.
“Për shkak të Covid-19, nuk isha aktiv për një kohë. Ne nuk ishim të suksesshëm në kualifikimin për Kupën e Botës”, vazhdoi ai.
Kur u pyet nëse planifikon të punojë në një vend tjetër ose në një ekip tjetër, trajneri u përgjigj me një “jo”, duke lënë të kuptohet se e lë këtë profesion.
/GazetaBlic Sport


