Sporti

Zyrtare: Pedri fiton çmimin lojtari më i mirë i ri në botë

11/29/2021 20:50
nga:Lorik J

Gala mbrëmja e Topit të Artë në Paris ka filluar para pak çastesh.

France Football ka filluar të dhurojë çmimet e mëdha që janë në planprogram, shkruan GazetaBlic Sport.

Çmimi i parë i dhuruar nga France Football ishte ai i “Kopa”, i cili dhurohet për lojtarët U-21 më të mirë në botë.

Futbollisti i Barcelonës, Pedri ka fituar këtë çmim pas paraqitjeve fantastike me Spanjën dhe Barcelonën këtë vit.

/GazetaBlic Sport