Sporti

Zyrtare: Pedri fiton çmimin “Golden Boy”

11/22/2021 11:52
nga:Lorik J

Futbollisti i Barcelonës, Pedri ka fituar çmimin “Golden Boy 2021”.

Pedri ka fituar çmimin ‘Golden Boy’, si lojtari më i mirë U-21 në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai bëhet lojtari i dytë i Barçës që fiton çmimin, pas Messit në vitin 2005.

Pedri do të marrë çmimin Golden Boy në Torino më 13 dhjetor.

Vlen të potencohet se Pedri luajti pothuajse në të gjitha ndeshjet. Performanca e tij e shkëlqyer si lojtar i Barçës e çoi atë në Kampionatin Evropian, më parë ai luajti me kombëtaren U21 dhe në fund në Lojërat Olimpike. Ndër të gjitha garat, dhe në moshën 18-vjeçare, ai e mbylli sezonin me 73 ndeshje.

/GazetaBlic Sport