Crystal Palace ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit, Patrick Viera.
Pas rezultateve jo të mira me klubin anglez, Viera është shkarkuar nga pozita e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Crystal Palace në pesë ndeshjet e fundit nuk ka arritur të gjej fitoren duke humbur tre ndeshje dhe barazuar dy.
Tre anëtarë të stafit të trajnerit të Patrick – Osian Roberts, Kristian ëilson dhe Saïd Aïgoun – janë larguar gjithashtu nga klubi.
Crystal Palace pozicionohet në vendin e 12’të të Premierligës dhe është vetëm 3 pikë larg zonës së rrezikshme.
/GazetaBlic Sport/


