Sporti

Zyrtare: Pas Valon Berishës, edhe Fidan Haliti njofton pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës

09/18/2026 14:33
nga:Mergim Rreci

Fidan Aliti ka njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës, duke i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm me fanellën e Dardanëve.

Mbrojtësi ishte pjesë e gjeneratës që ndërtoi dhe konsolidoi Kombëtaren e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke qenë një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës ndër vite.

Aliti ka dhënë kontributin e tij në shumë prej ndeshjeve të Kosovës dhe ka qenë pjesë e rrugëtimit të Dardanëve në eliminatoret evropiane dhe botërore.

Pas vendimit për t’u tërhequr nga Kombëtarja, Aliti i bashkohet Valon Berishës, i cili gjithashtu njoftoi së fundmi pensionimin nga përfaqësuesja.

/GazetaBlic Sport/