Portieri i Lirisë, Drilon Hodaj ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv.
Dëmtimet e rënda e shtyen portierin që t’i japë fund karrierës, teksa me shumë emocione ai falënderon klubin e Lirisë për çdo moment të karrierës, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e tij për pensionim:
“Pas 14 viteve karrierë, tërhiqem nga futbolli aktiv.
Sot është një nga ato ditë ku emocionet janë të forta dhe fjalët vështirë dalin nga zemra. Pas 14 viteve karrierë, po i jap fund rrugëtimit tim si futbollist aktiv.
Nga dita e parë që vesha fanellën e Lirisë, e deri më sot, kam përjetuar gjithçka që një futbollist mund të ëndërrojë – momente të bukura, fitore të mëdha, humbje të dhimbshme dhe mbi të gjitha, një lidhje të thellë me këtë lojë që më ka formuar si njeri.
Fatkeqësisht, dëmtimet e rënda dhe te njëpasnjëshme më detyruan të ndalem këtu, por krenaria për gjithçka që kam përjetuar me këtë fanellë është më e madhe se çdo dhimbje.
Faleminderit KF Liria për çdo mundësi, për çdo besim dhe për çdo kujtim të paharrueshëm. Një falënderim i veçantë për tifozët e zjarrtë @arpagjikt_prizren , që gjithmonë na kanë mbështetur, në të mirë dhe në të keqe – ju keni qenë zemra e këtij klubi dhe një motivim i pashuar për mua personalisht.
Ky nuk është fundi i lidhjes sime me futbollin, është thjesht një kapitull i ri. Do të jem gjithmonë afër futbollit, në një formë apo një tjetër”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


