Sporti

Zyrtare: Osman Mëziu transferohet tek Dukagjini

01/25/2024 21:25
nga:Lorik J

Skuadra e Dukagjinit ka prezantuar të enjten në mbrëmje mesfushorin Osman Mëziu.

Mëziu ishte pjesë e Fushë Kosovës në pjesën e parë të sezonit aktual.

Më parë për kohë të gjatë ka luajtur te Drenica.

“Futbollisti Mëziu në sezonin vjeshtor ishte pjesë e klubit të Fushë Kosovës ku kishte arritur të realizojë dy gola dhe dy asistime. Osmani për shumë vjet ishte aktivizuar në klubin e vendlindjes, te Drenica. 24-vjeçari mund të aktivizohet në të gjitha pozitat sulmuese duke i ofruar kështu trajnerit Armend Dallku edhe më shumë alternativa në fazën ofensive”, ka shkruar Dukagjini në Facebook.