Sporti

Zyrtare: Origi largohet nga Milani

12/23/2025 21:17
nga:Lorik J

Sulmuesi belg, Divock Origi është larguar nga Milani, njoftoi shërbimi për shtyp i gjigantëve italianë.

Kampionët italianë dhe futbollisti 30-vjeçar e përfunduan marrëveshjen e tyre, e cila skadonte në verën e vitit 2026. Ai u shfaq për herë të fundit në fushë për kuqezinjtë në maj të vitit 2023, pas së cilës kaloi një vit në huazim te Nottingham.

Që atëherë, belgu është stërvitur me ekipin e dytë të Milanit, ku kaloi më shumë se një vit.

/GazetaBlic Sport