Sporti

Zyrtare: Orges Bunjaku, ardhja e re tek Kosova

03/22/2022 12:57
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i talentuar kosovar, Orges Bunjaku është ardhja e re tek kombëtarja e jonë.

Bunjaku ka lindur në Zvicër dhe deri tash ka përfaqësuar këtë shtet, por tashmë do ta përfaqësojë Kosovën, përcjell GazetaBlic Sport.

20-vjeçari aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit francez, Grenoble, ku u transferua nga skuadra e njohur zvicerane, Basel.