Ruzhdi Shehu edhe zyrtarisht është kryetari i ri i Junikut.
Shehu i LDK-së edhe në rezultatet preliminare kishte dalë i parë, por që diferenca e vogël në vota, kishte bërë që të priteshin edhe votat me postë, përcjell GazetaBlic.
Megjithatë, edhe në ato me postë, ka triumfuar Shehu, i cili mori 436 vota, kundrejt 232 të Kuçit, njëherit kryetar tashmë në largim.
Më poshtë edhe numërimi zyrtar nga KQZ.
/GazetaBlic/