Sporti

Zyrtare: Nuk ka dilema, trajneri Inzaghi vazhdon kontratën me Interin

06/21/2022 18:32
nga:Mergim Rreci

Interi ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin, Simone Inzaghi.

Trajneri italian do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2024, shkruan GazetaBlic Sport.

Inzaghi fitoi Superkupën dhe Kupën e Italisë me Neruazzurët, por që dështoi në garën e titullit kampion, atje ku Milani doli i pari.