Sporti

Zyrtare: Noni Madueke, lojtar i ri i Arsenalit

07/18/2025 18:49
nga:Mergim Rreci

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Noni Madueke nga Chelsea.

Anësori do të veshë fanellën me numër 20 në Emirates. “Topçinjtë” do të paguajnë deri në 52 milionë funte për lojtarin anglez, i cili ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030..

“Jam shumë i lumtur, jam shumë i emocionuar që do të filloj punën. Do të bëj një pushim për pak tani, por mezi pres të kthehem, të takoj të gjithë djemtë dhe të stërvitem”, shtoi ai.

Madueke u bashkua me Chelsean nga PSV Eindhoven në vitin 2023, duke bërë 92 paraqitje në të cilat shënoi 20 gola dhe bëri 9 asiste.

/GazetaBlic Sport/