Gareth Southgate humbet Declan Rice për ndeshjet kundër San Marinos dhe Shqipërisë.
Mesfushori i West Ham nuk do të zëvendësohet, siç raportohet nga Federata Angleze në një deklaratë zyrtare, përcjell GazetaBlic Sport.
“Duke qenë se nuk ka mundur të stërvitet këto ditë për shkak të sëmundjes, Rice është kthyer në West Ham United dhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e ardhshme kualifikuese. Asnjë shtesë në skuadër nuk është planifikuar për momentin. Mason Mount dhe Luke Shaw vazhdojnë të monitorohen pas problemeve që kishin”, shkruan Federata e Anglisë.
/GazetaBlic Sport


