Skuadra e Dritës ka kompletuar stafin teknik.
Pas angazhimit të trajnerit, Vavalis, klubi nga Gjilani ka zyrtarizuar sot edhe ndihmës trajnerin e grekut, shkruan GazetaBlic Sport.
Nikolaos Karampetakis do të jetë ndihmës trajner i Vavalis deri në përfundimin e kampionatit.
Ja njoftimi i klubit:
“Nikolaos Karampetakis kompleton stafin e trenerit Vavalis
Klubi jonë FC DRITA ka kompletuar stafin teknik me ndihmes trenerin Nikolaos Karampetakis i cili iu bashkua klubit së bashku me trenerin Akis Vavalis.
Niko është prezantuar para lojtarëve së bashku me trenerin Vavalis dhe kështu klubi jonë në vazhdim të kampionatit do të jetë me staf të kompletuar.
καλώς ήρθες Νίκο”, shkruan klubi.
/GazetaBlic Sport


