Sporti

Zyrtare: Nico Gonzalez transferohet në Porto nga Barcelona

07/29/2023 21:20
nga:E K

Nico Gonzalez do ta vazhdojë karrierën në Portugali te skuadra e Portos.

Porto siguroi shërbimet e tij nga Barcelona për 8.4 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.

Gonzalez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028, kurse Barcelona do të përfitojë 40% nga shitja e tij potenciale në të ardhmen.

Katalonasit gjithashtu e kanë mundësinë për ta rikthyer Nicon deri në qershorin e vitit 2025 për shumën e 30 milionë eurove.

/GazetaBlic Sport/