Sporti

ZYRTARE: Newcastle United cakton trajnerin e ri

11/08/2021 16:18
nga:E K

Eddie Howe është përzgjedhur si trajneri i ri i Newcastle United.

Howe zëvendëson Steve Bruce, i cili u shkarkua muajin e kaluar pas blerjes së klubit nga multi miliarderët sheikë, shkruan GazetaBlic Sport.

Newcastle kishte kontaktuar me trajnerë të tjerë para se të caktonte Howe’n si menaxher të tyre, por emra të njohur si Rodgers, Emery dhe Conte refuzuan të merrnin drejtimin e klubit anglez.

Tekniku anglez, ka qenë trajner i skuadrave të njohura si Portsmouth dhe Bournemouth.

Howe ka nënshkruar kontratë me Newcastle deri në vitin 2024.

/GazetaBlic Sport/