Sporti

Zyrtare: Ndryshime të mëdha, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e shkarkon edhe Afërdita Fazliajn

02/02/2022 17:17
nga:Mergim Rreci

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

Brenda këtij takimi u morën disa vendime, atje ku u vendos që  përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo nënkupton që Afërdita Fazliaj nuk do të jetë më në krye të Kombëtares A të femrave.

Ja të gjitha vendimet e marrura.