Ndeshjet e fundit të dy rivalëve për titull në Serie A, Milan dhe Inter do të luhen nga ora 18:00.
“Rossonerët” do të zhvillojnë takimin e fundit në udhëtim kurse Inter pret në shtëpi Sampdorian, shkruan GazetaBlic Sport.
Milan është dy pikë përpara Interit në klasifikim në tabelën e Serie A, ndërsa dueli i xhiros së fundit do të përcaktojë kampionin e ri në Itali.

/GazetaBlic Sport/


