Sporti

Zyrtare: Ndeshja Trepça – Vushtrria zhvillohet në “Riza Lushta”

05/07/2026 13:31
nga:L J

Derbi i javës në Ligën e Parë në futboll luhet në Mitrovicë mes Trepçës e Vushtrrisë.

Trepça dhe Vushtrria luajnë në “Riza Lushta”, me fillim nga ora 16:00, shkruan GazetaBlic Sport.

“E KONFIRMUAR!
Ndeshja ndërmjet KF Trepça dhe FC Vushtrria do të zhvillohet të dielën në stadiumin Riza Lushta – Mitrovicë”, ka njoftuar klubi i Vushtrrisë.

Kujtojmë se ky duel pritet të jetë i zjarrtë edhe në tribuna, pasi “Torcida” e “Forca” do jenë prezent në stadium.

/GazetaBlic Sport