Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nuk do të vazhdojë.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 90+2 të takimit pas acarimeve në fushë dhe fyerjeve të vazhdueshme të rumunëve ndaj Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Për gjatë gjithë ndeshjes lojtarët e Kosovës u penguan me laser në sy, teksa raportohet që në fund ‘huliganët’ kanë hudhur gjësende të forta në drejtim të bankës së Kosovës.
Pas gjithë kësaj lojtarët e Kosovës janë larguar nga fusha dhe ndeshja nuk do të përfundojë.
Kujtojmë që rezultati i ndeshjes ishte 0-0, teksa Kosova dominoi plotësisht takimin.
/GazetaBlic Sport/