Sporti

Zyrtare: Nderim Hasani transferohet tek Llapi

01/05/2023 13:08
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka transferuar sulmuesin Nderim Hasani.

Sulmuesi i talentuar 21 vjeçar, Hasani ka nënshkruar sot kontratë 2 vjeçare e gjysmë me ekipin e Tahir Batatinës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ishte në të kaluarën tek Feronikeli dhe Liria.

Më poshtë keni njoftimin e Llapit:

“???ë?????? ?????? ?????? ?
21-vjeçari sot në ditën e lindjes ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare e gjysmë me Llapin
KF Llapi njofton se ka rikthyer në radhët e veta sulmuesin e krahut, 21 vjeçar, Nderim Hasani.
Pas gjashtë muajve tek Feronikeli dhe gjashtë muajve tjerë tek Liria, Hasani rikthehet sërish në klubin amë për të nënshkruar kontratë 2-vjeçare e gjysmë.
Nderim Hasani llogaritet si futbollist me potencial dhe me cilësi të një sulmuesi që nuk falë para portës, cilësit të cilat kanë bindur kryetrajnerin Batatina që të nënshkruaj kontratë profesionale me të.
Këmbëshpejti do bashkohet me ekipin menjëherë në përgatitjet parasezonale në prag të fillimit të edicionit të ri pranveror”, shkruhet në njoftimin e klubit.

/GazetaBlic Sport