Sporti

Zyrtare: Nazmi Gripshi largohet nga Ballkani

06/11/2024 17:09
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit para pak çasteve ka njoftuar se Nazmi Gripshi nuk është më futbollist i tyre.

Kontrata e Gripshit me Ballkanin ka përfunduar dhe palët kanë rënë dakord të mos vazhdohet më tutje, përcjell GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni postimin e Ballkanit:

Kujtojmë se Nazmi Gripshi ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të Ballkanit në vitet e fundit.

/GazetaBlic Sport