Napoli njoftoi, këtë të premte, rinovimin e kontratës së Frank Zambo Anguissa deri në vitin 2025, me një opsion për të zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2027.
Këtë sezon, mesfushori kamerunas ka qenë një lojtar kyç tek lideri aktual i Serie A, duke u paraqitur në 17 ndeshje, ku ka realizuar tre gola dhe pesë asistime, përcjell GazetaBlic Sport.
Anguissa është gjithashtu një lojtar i rëndësishëm për kombëtaren e Kamerunit, pasi është thirrur në Botërorin e Katarit, në të cilin skuadra afrikane është e vendosur në Grupin G me Brazilin, Serbinë dhe Zvicrën.
????? ???????? ✍️?
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/CL2l44JFtF
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) November 11, 2022
/GazetaBlic Sport/


