Sporti

Zyrtare: Napoli nënshkruan me mbrojtësin e Manchester United

01/08/2022 16:52
nga:Mergim Rreci

Napoli ka nënshkruar me mbrojtësin Axel Tuanzebe në huazim nga Manchester United për pjesën tjetër të sezonit.

Mbrojtësi i krahut do të kalojë pjesën tjetër të sezonit në Serie A, atje ku pritet të jetë në formacion me kapitenin tonë, Amir Rrahmani, përcjell GazetaBlic Sport.

24-vjeçari, i cili nënshkroi një kontratë të re dyvjeçare në verë, e kaloi gjysmën e parë të sezonit në formë huazimi te Aston Villa, por tani do të shkojë në Itali për pjesën tjetër të sezonit.