Naby Keita, i cili u largua nga Liverpool me kosto zero pas pesë sezonesh në klub, po i bashkohet Werder Bremenit.
Mesfushori 28-vjeçar kthehet në futbollin gjerman pasi ka përfaqësuar RB Leipzig midis 2016 dhe 2018, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam në ankth. Bisedat që bëra me zyrtarët e Werder Bremenit, atmosfera dhe ideja e lojës së ekipit më bindën. Trajneri tregoi se mund ta ndihmonte ekipin. Werder Bremen është një klub i veçantë. E njoh stadiumin që nga koha ime në Leipzig. Klubi më përshtatet, është hapi i duhur për karrierën time”, ka theksuar ai në një prononcim për mediat e Werder Bremenit.
Es ist wirklich wahr: Der SV Werder verpflichtet Naby #Keïta. ✍️
Der 28-jährige Mittelfeldspieler wechselt ablösefrei vom @LFC an die Weser ? https://t.co/c1yZU1bIx9
Herzlich Willkommen, Naby! ?#Werder pic.twitter.com/QDKQOKq4Kh
— SV Werder Bremen (@werderbremen) June 9, 2023


