Mesfushori i njohur kosovar, Besar Musolli ka rinovuar kontratën me Llapin.
Llapi ka njoftuar se Musolli ka nënshkruan edhe për sezonin e ardhshëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë njoftimin e Llapit:
“𝐙𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞: 𝐁𝐞𝐬𝐚𝐫 𝐌𝐮𝐬𝐨𝐥𝐥𝐢 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐋𝐥𝐚𝐩𝐢𝐧 🤍💙
KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Besar Musolli edhe për sezonin 2025/26.
Musolli, një prej shtyllave të mesfushës sonë, ka qenë pjesë kyçe e ekipit në dy edicionet e fundit, duke regjistruar 68 paraqitje dhe duke dhënë kontribut të madh në fazën defanzive.
Vazhdimi i tij vjen si rezultat i përkushtimit të dyanshëm – si nga futbollisti, ashtu edhe nga klubi – për të ndërtuar suksese të reja së bashku.
Me përvojën dhe profesionalizmin e tij, Musolli është shembull i vërtetë për futbollistët e rinj se si ndërtohet karriera profesionale me përkushtim dhe profesionalizëm”, shkruan Llapi.
/GazetaBlic Sport


