Sporti

Zyrtare: Mkhitaryan rinovon me Interin

12/30/2023 19:46
nga:E K

Henrikh Mkhitaryan do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit.

Mesfushori ka rinovuar kontratën me zikaltrit deri në qershorin e vitit 2026.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi italian përmes një komunikate për media.

“Inter njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Henrikh Mkhitaryan : mesfushori i lindur në vitin 1989 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2026”, thuhej në komunikatë.

Mkhitaryan erdhi vitin e kaluar në Inter nga Roma