Trajneri i njohur shqiptar, Mirel Josa ka marrë drejtimin e skuadrës së Vëllaznimit.
Josa nga sot ka filluar detyrën e trajnerit tek klubi gjakovar, teksa menjëherë nisë punën për sezonin pranveror, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e klubit të Vëllaznimit:
“Mirësevjen Mirel Josa!
Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa.
Josa nga sot e ka filluar detyren e shefit të shtabit teknik në klubin Kuqezi dhe përgatitjet për sezonën pranverore.
Mirel Josa një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimi”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën e klubit.
/GazetaBlic Sport