Mjeku Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje dhjetë muaj pasi ishte emëruar në këtë pozitë nga Kryeministri Albin Kurti.
Në letrën e dorëheqjes, Latifi ka shkruar se me zhgënjim të thellë dhe pas shumë reflektimesh, e ofron dorëheqjen efektive nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë.
Në letrën e dorëheqjes, Latifi ka shkruar se ka dorëzuar te Kurti një përmbledhje të të gjeturave, sfidave dhe punëve që janë bërë për dhjetë muaj sa ishte në krye të Shëndetësisë.

***
Gazetari dhe moderatori Ermal Panduri ka raportuar se ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, ndonëse nuk ka bërë të ditura detaje të tjera.
Përmes një njoftimi në Facebook, Panduri ka deklaruar shkurtimisht se ministri i Shëndetësisë “ka dhënë dorëheqje”.
Ai nuk e ka përmendur emrin e ministrit Latifi.
“Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje!”, ka thënë ai.
Edhe gazetari, Bujar Vitia nga Gazeta Shneta thotë se ministri Latifi ka dhënë dorëheqje.


