Sporti

Zyrtare: Milot Avdyli transferohet tek Celje në Slloveni

06/17/2025 09:25
nga:Mergim Rreci

Klubi i Futbollit Celje njofton se ka arritur një marrëveshje me klubin ukrainas FK Vorskla Poltava për transferimin e Milot Avdylit.

Mesfushori 21-vjeçar ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30.6.2028, transmeton GazetaBlic Sport.

Avdyli tashmë karrierën do ta vazhdojë në Slloveni, atje ku synon paraqitje sa më të mira.