Sporti

Zyrtare: Ky është transferimi i parë i Milanit në merkaton e janarit

01/08/2024 18:33
nga:Lorik J

Milani njoftoi zyrtarisht transferimin e Filippo Terracciano të hënën në mbrëmje.

Javën e kaluar u arrit një marrëveshje e plotë mes drejtuesve të Milanit dhe Veronës për ndryshimin e klubit nga Terracciano. Lojtari 20-vjeçar ka mbërritur në një hotel në Milano mbrëmjen e së dielës, më pas të hënën ka përfunduar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe ka kaluar edhe testet sportive. Më në fund, pasdite ka nënshkruar kontratën me klubin në selinë e klubit, Casa Milan.

Më poshtë keni njoftimin e AC Milanit:

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë transferimin e Filippo Terracciano nga Hellas Verona FC në një transferim të përhershëm. Mbrojtësi italian ka nënshkruar kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028. Filippo Terracciano do të mbajë numrin 38”, shkruhet në njoftimin e klubit italian.

/GazetaBlic Sport