Pietro Pellegri është zyrtarisht një lojtar i ri i Milanit.
Kjo u njoftua nga vetë klubi Rossoner me deklaratën e mëposhtme:
“AC Milan njofton se ka arritur një huazim të përkohshëm, me opsionin për blerjen përfundimtare, e cila bëhet një detyrim me shfaqjen e kushteve të caktuara të sulmuesit Pietro Pellegri nga AS Monaco”, shkruhet në njoftim.
Futbollisti do të veshë fanellën me numrin 64. I lindur në Genoa më 17 mars 2001, sulmuesi i ri bëri debutimin e tij në Serie A më 22 dhjetor 2016, në moshën 15 vjeçare, për Ndeshja Torino-Genoa.
/GazetaBlic Sport


