Sporti

Zyrtare: Mevlan Murati rikthehet tek Shkëndija

06/10/2025 17:07
nga:Lorik J

Mbrojtësi i djathtë, Mevlan Murati rikthehet në Tetovë si zëvendësim direkt i Stefan Kocevit të larguar dhe firmos kontratë dy vjeçare për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

KF Shkëndija zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e djathtë Mevlan Murati, i cili sërish do të jetë pjesë e ekipit tonë. Pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, Murati ka firmosur kontratë dy vjeçare me kuqezinjtë.

Murati vjen pas një sezoni të plotë me KF Gostivari, ndërsa në të kaluarën ka veshur fanellat e skuadrave si Rabotniçki, Shkëndija, Renova, FC Shkupi dhe Partizani i Tiranës, duke sjellë me vete përvojë dhe cilësi në fazën defanzive.

/GazetaBlic Sport