Sporti

Zyrtare: Mësohet gjyqtari që do ta referojë finalen e Ligës së Kampionëve

05/12/2021 17:00
nga:Mergim Rreci

 Antonio Miguel Mateu Lahoz do ta drejtojtë finalen e madh në mes Manchester Cityt dhe Chelseas.

Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka njoftuar se Antonio Miguel Mateu Lahoz do të gjykojë finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, përcjell GazetaBlic Sport.

Spanjolli 44-vjeçar, një gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2011, do të marrë drejtimin e finales së tij të parë të UEFA Champions League, pasi ka shërbyer si zyrtari i katërt në finalen e 2019 midis Tottenham Hotspur dhe Liverpool në Madrid.

Ai ka referuar në gjashtë ndeshje në UEFA Champions League këtë sezon, duke përfshirë edhe ndeshjen e parë në çerekfinale midis Bayern München dhe Paris Saint-Germain.

Mateu Lahoz është zgjedhur gjithashtu si një nga gjyqtarët për UEFA EURO 2020.

Në finale, Mateu Lahoz do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Pau Cebrián Devis dhe Roberto Díaz Pérez del Palomar, ndërsa një tjetër spanjoll, Carlos del Cerro Grande, do të jetë zyrtari i katërt.

/GazetaBlic/