Daniele Doveri do të gjykojë derbin mes Interit dhe Milanit të dielën më 7 nëntor në orën 20:45.
Arbitri Doveri do të gjykojë në derbin e radhës mes Milanit dhe Interit, transmeton GazetaBlic Sport.
Sot ka mbërritur edhe emërtimi zyrtar, me Doverin që është njëri ndër gjyqtarët më të mirë në vend.
Për Doverin nuk do të jetë hera e parë, përkundrazi. Derbin e Milanit e ka arbitruar tashmë dy herë në dy sezonet e fundit. Në të dyja rastet fitoi Interi.



