Menaxheri i Anthony Joshua, Eddie Hearn ka konfirmuar që Joshua do të ndeshet me Oleksandr Usyk më 25 shtator.
Bokseri britanik do të ndeshet me Usyk në stadiumin e Tottenhamit, përcjell GazetaBlic Sport.
Do të jetë lufta e parë e ukrainasit për titullin botëror në nivelin e peshave të rënda.
Hearn njoftoi datën dhe vendin në Instagram, duke thënë: “25 Shtatori është data.”
Joshua po kërkonte të ndeshej me rivalin britanik, Tyson Fury por bisedimet mbi një luftë u ndërprenë për shkak se Fury është i obliguar të ndeshet edhe njëherë me Wilder.
/GazetaBlic Sport/


