Tashmë është edhe zyrtare.
Skuadra e Dukagjinit ka arritur në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Dukagjini fitoi dje ndeshjen ndaj Istogut në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës në futboll me rezultatin 1-2, por ndeshja e dytë nuk do të zhvillohet fare, pasi Istogu ka bërë një lëshim amator.
Lojtari i Istogut, Çeta nuk kishte të drejtë loje, por u inkuadrua nga ekipi i tij, me ç’rast kjo nënkupton se Dukagjini fiton ndeshjen me rezultatin 3-0 dhe Istogu eliminohet nga gara e Kupës së Kosovës, duke i mundësuar kështu Dukagjinit finalen.
Dukagjini do të mirëpresë në finale Prishtinën ose Llapin.
/GazetaBlic Sport