Sulmuesi Mërgim Pefqeli ka konfirmuar largimin e tij nga Malisheva.
Me anë të një postimi në Facebook, Mërgim Pefqeli ka konfirmuar se nuk është pjesë e Malishevës, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai ka falënderuar udhëheqësit e klubit, tifozerinë dhe bashkëlojtarët.
Ja postimi i tij pa ndërhyrje:
“Permes ketij postimi,dua te ju njoftoj se nga sot nuk jam me pjese e klubit FC Malisheva .
Falenderoj drejtuesit dhe udhëheqësit e klubit për mirëkuptimin dhe bashkpunimin fantastik.
Falenderoj shum stafin dhe bashklojtaret e skuadres të cilët punuam se bashku gjatë kësaj periudhe 1 vjecare sa isha pjese e Malisheves.
Nje falenderim te vecante kane te gjithe tifozet Tornado të cilët na kane mbeshtetur dhe qendruar gjithmone afer”, shkruan Mërgim Pefqeli.
/GazetaBlic Sport


