Sporti

Zyrtare: Mentor Zhdrella nuk është më drejtor sportiv i Llapit

01/20/2025 16:48
nga:Lorik J

Mentor Zhdrella është larguar edhe zyrtarisht nga pozita e drejtorit sportiv të Llapit.

Zhdrella pas 1 viti e gjysmë ka vendosur të largohet nga Llapi, ku thotë se ka mësuar shumë dhe këtë periudhë do ta mbajë gjithmonë në zemër e do ta kujtojë me krenari.

GazetaBlic Sport raportoi sot për largimin e tij nga kjo pozitë.

Më poshtë keni njoftimin e Zhdrellës:

“Të dashur familjarë dhe miq,
Dua t’ju njoftoj se sot, më 20 janar 2025, kam vendosur të largohem nga posti i Drejtorit Sportiv të KF Llapi për arsye personale.
Gjatë këtij një viti e gjysmë, kam dhënë maksimumin për të kontribuar në drejtimin e klubit dhe për ta mbajtur atë në rrugën e duhur drejt përmbushjes së objektivave. Ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida, por edhe me momente të veçanta dhe suksese të arritura që do t’i kujtoj gjithmonë me krenari.
Dua të falënderoj nga zemra bordin e klubit dhe Presidentin Beqir Batatina për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Një falënderim i veçantë shkon për stafin teknik, të udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina, si dhe për të gjithë pjesëtarët e stafit të klubit për bashkëpunimin dhe përkushtimin që treguan gjatë kësaj periudhe.
Mbi të gjitha, falënderoj secilin futbollist të KF Llapi për përpjekjet dhe përkushtimin e tyre në fushë. Ju, futbollistët, jeni krenaria e vërtetë e këtij klubi, dhe unë jam krenar që pata mundësinë të punoj me ju.
Kjo përvojë si Drejtor Sportiv ishte e para për mua, dhe ajo jo vetëm që do të mbetet e paharrueshme, por do të jetë një bazë e fortë për të ardhmen time profesionale. Kam mësuar shumë dhe jam i sigurt se këto mësime do të më ndihmojnë në çdo hap të rrugëtimit tim të ardhshëm.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, bashkëpunimin dhe momentet e paharrueshme që kemi ndarë së bashku. KF Llapi do të mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës sime”, ka shkruar Zhdrella.

/GazetaBlic Sport