Sporti

ZYRTARE: Mentor Zhdrella i bashkohet FC Prishtinës si këshilltar sportiv!

06/12/2025 16:39
nga:Lorik J

Mentor Zhdrella, një prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit vendor, iu është bashkuar FC Prishtinës si këshilltar sportiv.

Me përvojën e tij dhe vizionin për të ardhmen, Zhdrella do ta ndihmojë klubin kryeqytetas drejt sukseseve të reja.

Më poshtë keni njoftimin e klubit:

“ZYRTARE: Mentor Zhdrella i bashkohet FC Prishtinës si këshilltar sportiv!
Një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar rikthehet në shtëpinë bardhekaltër, këtë herë në një rol të ri.
Me përvojën e tij dhe vizionin për të ardhmen, Zhdrella do ta ndihmojë klubin drejt sukseseve të reja”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport