Sporti

Zyrtare: Mendurim Hoti transferohet tek Malisheva

06/24/2023 18:17
nga:Mergim Rreci

Mendurim Hoti do të jetë pjesë e Malishevës në edicionin që po vjen.

Klubi i Malishevës ka bërë të ditur se Hoti ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, përcjell GazetaBlic Sport.

“Rikthimi i tij në Malishevë është një shtytje e madhe për repartin ofanziv. Klubi jonë ka synime të mëdha dhe do të bëjmë më të mirën për t’i arritur ato synime”, thuhet në njoftim,

“Të kënaqur me arritjen e marrëveshjes me Mendurimin, i urojmë suksese në karrierë dhe jetë!”.

Viteve të fundit Mendurimi ishte pjesë e Prishtinës dhe Feronikelit, ndërsa ‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar ditë më parë për angazhimin e tij.