Lajme

ZYRTARE: Mbyllet numërimi edhe në Rahovec, ky është rezultati përfundimtar

10/18/2021 01:16
nga:M K

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Smajl Latifi ka arritur të marrë vetëm 47,23 përqind të votave në garën për kryetar të Rahovecit.

Latifi kështu do të përballet në balotazh me Visar Korenicen e Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka marrë 24,78 përqind të votave.

Burim Krasniqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka arritur t’i marrë vetëm 15,83 përqind të votave.

Bejtullah Deliu i PDK-së ka arritur 11,36 përqind të votave.