Sporti

Zyrtare: Mbrojtësi kroat i bashkohet Gjilanit

07/05/2025 22:56
nga:Mergim Rreci

Gjilani po synon ta rrisë konkurrencën në repartin defensiv për sezonet e ardhshme.

Në funksion të kvsaj klubi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për të sjellë në skuadër mbrojtësin kroat Mario Zebic.

“Mario Zebic i bashkohet Gjilanit. Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Mario Zebic. Mbrojtësi nga Spliti i Kroacisë ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë pjesë të klubit tonë deri në verën e vitit 2027”, thuhet në njoftimin e skuadres gjilanase.