Mbrojtësi i majtë italian, Matteo Ruggeri, është zyrtarisht lojtari më i ri i Aston Villas, pas aventurës së tij me Atletico Madridin në La Liga.
Ruggeri ka përfunduar transferimin e përhershëm te skuadra e drejtuar nga Unai Emery, duke u bërë pjesë e projektit të klubit anglez, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, Aston Villa do të paguajë rreth 25 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit, ndërsa marrëveshja mund të përfshijë edhe 1.5 milionë euro të tjera në formën e bonuseve.
Megjithatë, raportime të tjera kanë bërë të ditur se vlera e transferimit mund të jetë pak më e ulët, rreth 20 milionë euro.
Ruggeri tashmë do të nisë një kapitull të ri në Premier League, ku pritet të jetë një nga alternativat kryesore në krahun e majtë për skuadrën e Unai Emery.
/GazetaBlic Sport/


