Sporti

Zyrtare: Matteo Politano rinovon kontratën me Napolin deri në vitin 2027

01/31/2024 10:55
nga:Lorik J

Matteo Politano ka rinovuar kontratën me Napolin, njoftimi zyrtar është bërë nga presidenti Aurelio De Laurentiis në Twitter.

Sulmuesi i Napolit ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027.

“Matteo qëndron me ne deri në vitin 2027!”.

Ndërsa në faqen zyrtare të skuadrës napolitane shkruan:

“SSC Napoli njofton se ka zgjatur kontratën për shërbimet sportive të futbollistit Matteo Politano deri më 30 qershor 2027”.

/GazetaBlic Sport