Matteo Politano ka rinovuar kontratën me Napolin, njoftimi zyrtar është bërë nga presidenti Aurelio De Laurentiis në Twitter.
Sulmuesi i Napolit ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027.
“Matteo qëndron me ne deri në vitin 2027!”.
Ndërsa në faqen zyrtare të skuadrës napolitane shkruan:
“SSC Napoli njofton se ka zgjatur kontratën për shërbimet sportive të futbollistit Matteo Politano deri më 30 qershor 2027”.
/GazetaBlic Sport