Sporti

Zyrtare: Mario Mandzukic tërhiqet nga futbolli profesional

09/03/2021 17:39
nga:Mergim Rreci

Ish -sulmuesi i Juventusit, Bayernit, Milanit dhe disa skuadrave tjera, Mario Mandzukic ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesional në moshën 35 -vjeçare.

Ish ylli i Bayern Munich, i cili ndihmoi gjermanët të fitojnë dy tituj në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve, ishte gjithashtu pjesë e ekipit të Kroacisë që përfundoi nënkampion në Kupën e Botës 2018, duke humbur finalen kundër Francës, përcjell GazetaBlic Sport.

Mandzukic luajti 162 ndeshje konkurruese me Juventusin, por arriti vetëm 11 paraqitje në stinorin e tij me Milanin në Itali.

Ai nuk shënoi në fanellën e Rossonerëve, por shënoi 44 gola në të gjitha garat me Zonjën e Vjetër dhe u paraqit128 herë në Serie A.

Ai njoftoi se po largohet nga futbolli me një mesazh të veçantë në mediat sociale.

/GazetaBlic Sport/